Juventus pret Torinon për të festuar eliminimin e Napolit
Në Allianz Stadium në orën e 20:45 të kësaj të mërkure do të vihet në skenë çerekfinalja e fundit e Kupës së së Italisë. Luhet derbi i Torinos me bardhezinjtë që do të sfidojnë skuadrën e Sinisa Mihajlovic.

Juventusi ka fituar tre edicionet e fundit të Kupës së Italisë kështu që edhe këtë sezon ka si objektiv t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Torino nga ana tjetër pasi eliminoi Romën për të kapur çerekfinalet synon të surprizojë sërish. Pak ndryshime pritet të bëjë Massimiliano Allegri në formacionin titullar, ndërkohë që Sinisa Mihajlovic është i detyruar të ndryshojë diçka në sulm pasi nuk të disponueshëm as Belottin e as Ljajic të cilët mungojnë për arsye dëmtimi.

Fituesja e këtij çifit do të përballet me Atalantën në gjysmëfinale. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori