Juventus prezanton fanellat e reja për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Juventus ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2017/18. Bardhezinjtë nisin një tjetër epokë me një logo të re, të dizenjuar gjatë këtij viti, teksa në sezonin e ri do të kenë dhe një tjetër sponsor "Adidas".

Kampionët e Italisë nuk kanë ndryshuar sponsorin gjeneral, i cili vijon të mbetet "Jeep", ndërkohë që në fanellat e reja të ndeshjeve te shtëpisë ngjyrat bardhezi janë më të holla.

Më lart keni disa prej fotove të publikuar nga klubi para disa minutash. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2017, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori