Juventus publikon listën e lojtarëve ndaj Fiorentinës, Sarri lë sërish jashtë yllin e ekipit
Juventusi do të udhëtojë në Firence, për tu përballur me Fiorentinën, në stadiumin Artemio Franchi në orën 15:00.

“Bardhezinjtë” ditën e sotme kanë publikuar dhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.

Do të jenë 22 futbollistë në dispozicion të trajnerit Sarri për këtë sfidë, e cila njihet në Itali për shkak të rivalitetit që kanë tifozët..


Në këtë ndeshje bie në sy lënia jashtë nga tekniku Sarri, e Mario Mandzukic. Ndërsa Giorgio Chielini është jashtë për shkak të dëmtimit.

Nga ana tjetër ka ardhur dhe thirrja e parë për Aron Ramsey, i cili erdhi gjatë merkatos verore si lojtarë i lirë.

Më poshtë keni dhe listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar:

Portierët : 1 Szczesny, 31 Pinsoglio, 77 Buffon.

Mbrojtësit : 4 De Ligt, 12 Alex Sandro, 13 Danilo, 19 Bonucci, 24 Rugani, 28 Demiral.

Mesfushorët : 5 Pjanic, 6 Khedira, 8 Ramsey, 14 Matuidi, 16 Cuadrado, 23 Emre Can, 25 Rabiot, 30 Bentancur.

Sulmuesi : 7 Ronaldo, 10 Dybala, 11 Douglas Costa, 21 Higuain, 33 Bernardeschi.
Shtuar më 13/09/2019, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori