Juventus refuzon ofertën 90 milionshe të Chelseas
Pëlqej
Chelsea raportohet të ketë bërë një ofertë mjaft të majme për dy nga lojtarët e Juventus por këta të fundit e kanë refuzuar.

Bëhet fjalë për Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuanin, dhe oferta e ofruar nga Chelsea thu besohet të ketë qenë rreth 90 milionë euro.

Dy lojtarët janë në objektivin e Chelseas pasi trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka punuar më parë me të dy, dhe gjatë kësaj vere ai kërkon që t'i ketë në skuadrën e tij të re,

Juve e vlerëson Ruganin rreth 40 milionë euro, ndërsa për Higuainin kërkon së paku 60 milionë euro shumë kjo e mbledhur së bashku do të justifikonte blerjen e Ronaldos 105 milion euro. /albeu.com/

Shtuar më 19/07/2018, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori