Juventus rikthehet në sulm për yllin e PSG-së
Emri i Javier pastores ka qenë i lidhur për disa vite me Jvuentusin, por ai ende nuk është transferuar asnjëherë. "Le10Sport" në Francë raporton se kanë nisur kontaktet e para mes Juventusit dhe PSG-së për të parë mundësinë e një transferimi të mundshëm të tij në Torino.

Dëmtimet e shumta në fazën e sulmit, të fundit nga Pjaca dhe Dybala kanë ngritur një mini-emergjencë në te kampionët e Italisë që dëshirojnë dhe një tjetër mesfushor fantazist që mund të luajë pas dy sulmuesve ose vetëm pas Higuain, raporton Albeu.

Pastore ka një kontratë deri në vitin 2019-të me parizienët, por shifra e transferimit mund të mos jetë shumë e lart për shkak se ai nuk bën pjesë në planet e Unay Emery. /albeu.com/

Shtuar më 27/10/2016, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori