Juventus rikthen Higuain në Serinë A, klubi i madh kërkon argjentinasin
Gonzalo Higuain me shumë mundësi pritet të rikthehet në Serina A. Chelsea nuk ka ndërmend të blejë argjentinasin i cili ka shënuar vetëm 4 gola këtë sezon me blutë.

Bardhezinjtë duan të gjejnë një destinacion tjetër për Higuain dhe nga Italia, vjen lajmi se e kërkon Roma.

Në fakt, ka qenë Roberto Pruzo ai që ka pranuar se Roma është e interesuar për shërbimet e tij dhe se me largimin e Dzekos mund të bëjë mirë. Ish-sulmuesi i Romës ka pranuar se edhe Manolas mund të largohet. "Manolas mund të lëvizë por nuk do të jetë fundi i botës. Nëse ikën edhe Xheko, te Roma mund të vijë Higuain", tha Peruzo.
Shtuar më 25/04/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori