Juventus rivalizon Barcelonën për De Ligt
Pëlqej
Është raportuar se Matthijs de Ligt është objektiv i Juventusit, duke rivalizuar kështu Barcelonën.

Qendërmbrojtësi ishte i lidhur me Zonjën e Vjetër edhe në verën e kaluar, por një marrëveshja nuk u finalizua.

Sipas Tuttosport, kampionët italian e duan De Ligt në merkaton e janarit dhe janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro.

Por, Juve nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi Barcelona ka kohë që interesohet për të.

Juve mund të jetë paksa favorit pasi agjenti i lojtarit është Mino Raiola, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mirë dhe mund ta transferojë në "Allianz Stadium".
Shtuar më 16/10/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori