Juventus-Roma, nën tension
Juventus-Roma, si kurrë ndonjëherë, nuk pritet të jetë kaq e tensionuar sa sot. Kjo përballje ndihet shumë nga të dyja skuadrat, por nëse në të kaluarën tensioni ka qenë në fushën e lojës, sot në mbrëmje rrezikon që takimi të luhet edhe në tribuna e pankina.

Kjo për faktin që trajneri Zdenek Zeman është një armik i betuar i bardhezinjve. Në të kaluarën deklaratat e tij të hidhura kundrejt “Zonjës së vjetër” për çështjen e dopingut dhe më pas me “Calciopilin” e për të vazhduar deri më sot me skandalin e basteve që ka përfshirë teknikun Konte, kanë acaruar shumë tifozët torinezë, që i kanë përgatitur një surprizë çekut. Por situata nuk është kaq e thjeshtë, sepse sfida e sotme do të vërë në punë më shumë se 1000 forca policore, të gjitha këto brenda stadiumit.


Duke qenë se Zeman do të mbërrijë në strofkën e Juventusit, ultrasit kanë premtuar se do t’i rezervojnë atij një natë ferri. Parashikimet flasin për banderola ofenduese, por edhe për vërshëllima. Por nuk përfundon këtu, sepse në orët e fundit në polici kanë mbërritur letra anonime kërcënuese, të cilat premtojnë edhe dëmtime fizike për trajnerin e Romës. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2012, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori