Juventus rrezikon shumë, mund të ketë një mungesë të madhe ndaj Realit
Përveç Benatias dhe Pjanicit, që do të mungojnë kundër Realit për shkak të kartonëve, në dyshim është edhe Chiellini.

Mbrojtësi italian i “Zonjës së Vjetër”, Giorgio Chiellini, raportohet se është në dyshim për ndeshjen e parë që Juventusi e zhvillon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Sipas “Tuttosport”, Chiellini ka pësuar tërheqje muskulore të shtunën kundër SPAL dhe lëndimi është më i rëndë se që u mendua në fillim andaj 33 vjeçari mund ta humbasë sfidën e parë me Realin, ashtu si Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic, këta dy të fundit do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Ndeshja e parë mes Juves e Realit zhvillohet me 3 prill në Torino ndërsa ajo kthyese me 11 prill në “Santiago Bernabeu”.
Shtuar më 19/03/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori