Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Juventus shigjeton Manolas
Një nga repartet që do të preket domosdoshmërisht në verë te Juventusi është mbrojtja.

Krahas Chiellinit e Bonuccit, Paratici kërkon një tjetër qendërmbrojtjës me eksperience për skuadrën dhe ka shënjestruar grekun Kostas Manolas, i cili e njeh mirë kampionatin italian dhe ka luajtur në nivele të larta.

Për bardhezinjtë nuk do të jetë e vështirë të negociojë me Romën pasi të dyja klubet kanë bërë operacione të hershme në merkato por Monchi i ka idetë e qarta dhe nuk do të ulet në bisedime pa një ofertë të paktën prej 40 deri në 45 milionë euro për mbrojtësin grek.
Shtuar më 03/03/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori