Juventus shkatërrohet në shtëpi nga Parma (VIDEO)
Giovinco
Nuk kishtë si të fillonte më keq viti 2011 për Juventusin. Bardhezinjtë kanë marrë një humbje të thellë në shtëpi nga Parma e Giovincos me rezultatin 1-4.

Ndeshja nis shumë keq për skuadrën e Del Nerit ku vetëm pas 17 minutash, Felipe Melo ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Pas këtij episodi gjërat lehtësohet për miqtë të cilët kalojnë në avantazh me Giovincon në minutën e 41. Me rezultatin 0-1 mbyllet pjesa e parë. Në fillim të pjesës së dytë është përsëri lojtari që ka dalë nga akademia e Juventusit që I ndëshkon bardhezinjtë. Juventusi mundohet të reagojë dhe në minutën e 60 Legrotaglie shkurton diferencën por ky gol nuk mjafton. Parma shënon dhe 2 herë të tjera me Crespon dhe Palladinon duke fiksuar rezultatiin përfundimtar 1-4.

Pervec humbjes së thellë, Del Neri duhet të vuajë dhe kartonin e kuq të Melos dhe dëmtimin e Quagliarellës.


<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/avWLfsgI_Vg?fs=1&hl=en_US">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>
Shtuar më 06/01/2011, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori