Juventus shkaterron Genoan
Pëlqej
Albeu.com
Bardhezinjtё e Juventusit kanё bёrё edhe njё paraqitje mbresёlёnёse nё ndeshjen e së enjtes tё serie A ndaj Genoas nё Olimpico, duke shёnuar fitore bindëse me rezultat 4-1.
Mbrojtёsi çek Zdenek Grygera dërgoi vendasit nё avantash pas 6 minutash lojё, ndërsa sulmuesi brazilian Amauri dyfishoi avantazhin pas 20 minutash tjera (26’). Iaquinta çoi nё tre golin e vendasve pesё minuta para fundit tё ndeshjes (85’).

Por golat nuk mbaruan kёtu, pasi mysafirёt ngushtuan rezultatin nё 3-1 me anё tё njё penaltie tё shndërruar nё gol nga Diego Milito njё minutё para fundit tё kohës sё rregullt.

Megjithatё edhe Juventus nuk u mjaftua me kaq, pasi Sokratis Papastathopoulos shёnoi nё golin e gabuar, pas njё harkimi tё Mauro Camoranesit nё kohёn shtesё tё ndeshjes, pёr tё vulosur rezultatin pёrfundimtar, 4-1 pёr Juventusin.

Kjo ёshtё fitorja e shtatё nё varg e Juventusit nё tё gjitha garat, qё i jep edhe 24 pikё ekipit nga Torino, qё kështu ngjitet nё krye tё tabelës, sё bashku me Interin, por me njё ndeshje mё shumё.
Shtuar më 14/11/2008, ora 18:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori