Juventus shumë pranë mbylljes së marrveshjes me 21-vjeçarin e talentuar
Pëlqej
Sipas Calciomercato, zyrtarët e Zonës së Vjetër shpresojnë të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Hellas Veronas, Mohamed Fares. 21-vjeçari ka bërë 13 paraqitje në Serie A për Veronan deri më tani këtë sezon, me shfaqjet e tij të mira që kanë tërhequr interesin e disa klubeve kryesore italiane.

Bardhezinjtë mund të bien dakord për ta huazuar Fares përsëri në Verona për pjesën tjetër të sezonit nëse ata përfundojnë nënshkrimin e tij.

Megjithatë, klubi i Torinos përballet me konkurrencë për nënshkrimin e tij nga rivalët e titullit në Serie A, Napoli, të cilët gjithashtu e duan në skuadër talentin algjerian.

Napoli ka qenë në treg që një kohë të gjatë për një mbrojtës të majtë dhe thuhet se e shohin Fares si "Faouzi Ghoulam i ri". /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori