Juventus takohet me Raiolan, diskutohet për tre futbollistë
Juventusi është takuar me agjentin Mino Raiola sot, për të diskutuar një rinovim për talentin Moise Kean, por edhe Paul Pogba dhe Matthijs de Ligt.

Agjenti i njohur ka një marrëdhënie të mirë me Bianconerët, pasi ai përfaqësoi nënkryetarin Pavel Nedved si lojtar.

Sipas Sky Italia, drejtorët e Juventusit u takuan sot me Raiolan, me temën kryesore të diskutimit për një rinovim për sulmuesin e ri Kean.

Besohet se ka pasur hapa përpara për t’u lidhur me italianin dhe ka pasur edhe diskutime për të ardhmen e lojtarëve të tjerë të akademisë.

Aty përfshihet edhe brazilian Lucas Rosa, i cili është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale.

Palët diskutuan gjithashtu edhe për mbrojtësin e talentuar holandez De Ligt, i cili mori sot çmimin ‘Djaloshi i Artë’, por sipas Tuttosport, Barcelona duket se është në avantazh për të nënshkruar me atë.

Pogba ishte gjithashtu në agjendën e palëve, edhe pse ka shumë pak gjasa që Manchester Unitedi ta shesë atë në janar.

E ardhmja e francezit është e lidhur me atë të menaxherit të Unitedit Jose Mourinho, pasi nëse portugezi lë Old Traffordin atëherë Pogba ka të ngjarë të qëndrojë.
Shtuar më 17/12/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori