Juventus thërret Drogba
Juventus provon për Didier Drogba. Nuk është thjesht një ide por një objektiv konkret. Sulmuesi, i cili ditë më parë i dha lamtumirën Chelsea, pasi fitoi Champions League, duket se do e mbyll karrierën në Kinë ku do të gjejë dhe mikun e tij Nicolas Anelka, por asgjë nuk është e sigurtë për momentin.

Bardhezinjtë por studiojnë ofertën për të bindur lojtarin nga Bregu i Fildishtë të vijë në Torino sepse pavarësisht moshës Marotta e quan një prej sulmuesve më të mirë në botë, i cili me eksperiencën e tij do të ishte shumë i vlefshëm për Juventusin.

Juventus i ofron Drogba një kontratë me një pagë vjetore neto prej 5 milionë eurosh plus bonuset në bazë të paraqitjeve të tij personale dhe të skaudrës.

Kina duket se do të jetë shtëpia e re e Didier Drogba por në futboll kurrë mos thuaj kurrë. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2012, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori