Juventus, United i thotë "Jo" huazimit të Januzajt
Edhe Juventusi interesohet për talentin e Manchester United Adnan Januzaj, i cili nuk po gjen hapësira te "Djajtë e Kuq" që pas ardhjes së Louis Van Gaal.

Skuadra nga Torino i dërgoi një ofertë klubit anglez ku prashikohej huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por United kërkon shitjen e plotë të 19-vjeçarit me origjinë shqiptare.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ofertën e Arsenal, ndërsa për tu shënuar është edhe interesimi i Paris Saint Germain. /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2015, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori