Juventus zyrtarizon blerjen e parë
Pëlqej
Në pritje për të kompletuar afrimin e Emre Can nga Liverpooli me parametër zero, Juventusi ka bërë një goditje të rëndësishme për të ardhmen.

Takimi me drejtuesit e Sampdorias rezultoi pozitiv për bardhezinjtë të cilët arritën akordin për mesfushorin e talentuar Dennis Praet. Juventusi mposht kështu konkurencën e Interit që gjithashtu ishte i interesuar për lojtarin duke bërë një blerje të rëndësishme për të ardhmen. Klauzola e largimit të Praet nga Sampdoria kap shifrën e 25 milionë eurove.

Ndërkohë në radarët e kampionëve të Italisë ka përfunduar edhe Lorenzo Pellegrini mesfushori i talentuar i Romës i cili po gjen pak hapësira te skuadra verdhekuqe./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori