Juventusi arrin marrëveshje të çmendur me Marcelon
Juventus e ka hedhur fokusin te lojtarët e Real Madrid Isco dhe Marcelo teksa thuhet se është arritur marrëveshja me mbrojtësin brazilian, shkruan Albeu.com

Të dy lojtarët janë kthyer në ngrohës stoli nën drejtimin e Santiago Solari-t dhe tifozët e Los Blancos kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre për këtë çështje.

La Stampa raporton se të dy lojtarët janë pranë largimit dhe kanë kohë që janë në radarët e drejtuesve të klubit italian.

Gazeta sugjeron se mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me Juventus për një kontratë katërvjeçare nga e cila do të fitojë 12 milionë euro në vit.

Gazzetta Dello Sport raporton një situatë të njëjtë, duke sugjeruar se dyshja pritet të largohet nga Madridi, megjithatë, ajo nuk thotë asgjë për një marrëveshje potenciale me Juventus. /albeu.com/

Shtuar më 07/03/2019, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori