Juventusi bën goditjet e mëdha, kjo javë është vendimtare
Me të zgjidhur tashmë çështja e trajnerit, falë edhe konferencës së parë mediatike të kaluar me sukses nga Maurizio Sarri, java e ardhshme në shtëpinë e Juventus do të jetë totalisht e dedikuar merkatos, edhe për shkak se futbollistët janë ende në pushime, me grumbullimin që do të ndodhë në 10 korrik.

Ka disa tratativa që kanë nisur me kohë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Një javë që pritet të shënojë nënshkrimin e kontratës me Adrien Rabiot, i cili nuk rinovoi me PSG dhe duhet të jetë goditja e radhës me parametra zero për bardhezinjtë.

Ndërkohë që punohet për nënshkrimin me Rabiot, nga një moment në tjetrin mund të regjistrohet largimi i Joao Cancelo që mund të bashkohet me Pep Guardiola te Manchester City, duke bërë që Juventus të arkëtojë jo pak por të paktën 50 milionë euro.

Një shifër koj që do të përdorej përnjëherë për të plotësuar shumën e nevojshme për blerjen e holandezit Matthijs De Ligt nga Ajax.

Mbrojtësi holandez do të ishte goditja e bujshme e merkatos juventuine, një investim i sigurtë për mbrojtjen bardhezi për 10-15 vitet e ardhshme në rolin e tij.
Shtuar më 24/06/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori