Juventusi dëshiron De Jongun në marrëveshje për Pjanic
Burime të shumta kanë bërë me dije se Arthur nuk ka pranuar asnjë largim nga Camp Nou, duke prishur planet për një shkëmbim të planifikuar me yllin boshnjak të Juventusit.

Të dy klubet dhe Pjanic kanë arritur marrëveshje, por janë duke u përpjekur të gjejnë një emër alternativë që mund të bëjë kalimin drejt Torinos.

Sipas RMC Sport, një nga pretendentët është ish mesfushori i Ajax, Frenkie de Jong.

Te Juventus, De Jong do të ishte në gjendje të bashkohej me ish bashkëlojtarin e tij, Matthijs de Ligt.

Sidoqoftë, De Jong i kushtoi 75 milionë euro Barcelonës vetëm një vit më parë, dhe katalanët nuk do të pranonin largimin e tij kaq verë.
Shtuar më 28/05/2020, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori