Juventusi dhe Interi kerkojne Aquilanin
Pëlqej
Albeu.com
Mediat italiane përcjellin lajmin se Alberto Aquilani është i pakënaqur me Romën dhe nuk ka në plan ta vazhdojë marrëveshjen me klubin kryeqytetas.
Aquilani ka marrëveshje me Romën deri në vitin 2010 dhe është cak i dy rivalëve të mëdhenj italian Juventus dhe Inter.

Lojtari ka negociuar me drejtuesit e klubit këtë verë për vazhdimin e marrëveshjes dhe, edhe pse dy palët thanë se ishin afër nënshkrimit të marrëveshjes, kjo nuk ndodhi.

Sipas La Stampa babai i lojtarit, i cili është edhe agjent i tij, tashmë ka rënë në kontakt me drejtuesit e Juventusit, për të transferuar mesfushorin gjatë verës së ardhshme.

Presidenti i Interit, Masimo Moratti, po ashtu është një tifoz i madh i Aquilanit dhe dëshiron në radhët e tij të sjellë një talent të madh italian dhe mund t’i ofrojë një marrëveshje të pasur financiarisht.
Shtuar më 19/11/2008, ora 18:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori