Juventusi e fortë për tu mundur
Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimovic në prag të përballjes me Juventusin, ka thënë se skuadra torineze në këtë sezon të të Seria A është mjaft e fortë dhe kjo tregon se pse ato janë në krye të rënditjes.

Ish-sulmuesi i "Zonjës së Vjetër", Zllatan Ibrahimovic thotë skuadra e tij do ta ketë një sfide të vështirë në duel me Juventusin pasi ato janë një ekip i fortë për tu mundur.

"Juventus është mjaft shumë e rrezikshme në krahasim më vitin e kaluar. Ata janë përmirësuar mjaft shumë dhe është shumë e vështirë ti mundësh ato sidomos në shtëpi".

"Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe ndeshja ndaj tyre do të jetë një sfidë e vështirë", ka thënë Ibrahimovic. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori