Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te
Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht zërave nga Spanja se ai mund të kthehet te
Real Madridi gjatë verës.
Këtë e thotë gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, që ka dhënë edhe detaje të reja.
Paga e madhe prej 31 milionë euro në sezon, kishte bërë të shtohen raportimet për larimin e portugezit, duke sugjeruar se kjo pagë është shumë e rëndë për Zonjën e Vjetër duke marrë
parasysh situatën ekonomike.
Mirëpo Bianconerët duket se nuk e kanë menduar
asnjëherë largimin e portugezit edhe duke e marrë
parasysh pagën e tij të jashtëzakonshme.
Klubi nga Torino është i lumtur që ka në klub fituesin e pesëfishit të “Topit të Artë” dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm.
Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë për sulmuesin portugez, por edhe në rast oferte
Juventusi nuk do ta lironte.
Shtuar më 15/04/2020,
ora 20:23