Juventusi afrohet me titullin, mposht bindshëm Torinon (VIDEO)
Skuadra e Juventusit ka arritur të shënoj një fitore tejet të rëndësishme sot kundër Torinos.

"Zonja e Vjetër" e ka mposhtur rivalin lokal me rezultat të thellë 4:1.

Golat për skuadrën e Juventusit i shënuan Dybala (3′), Cuadrado (29′), Ronaldo (61′) dhe autogol nga Dijdij në minutën e 87-të.

Kurse për Torinon golin e nderit e shënoj Belotti në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Juventusi shkëputet 7 pikë larg Lazios e cila ka një ndeshje më pak.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u zhvilluar. Nëse Juventusi e fiton titullin e Series A, atëherë do të ishte i 9-ti rradhazi./
Shtuar më 04/07/2020, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori