Lojtari i ri i Juventusit Arturo
Vidal beson se ekipi i tij i ri mund të fiton
titullin e kampionit në
Serie A gjatë këtij sezoni. Zonja e Vjetër ka qenë larg lavdisë së tyre të mëparshme duke përfunduar në pozitën e shtatë në edicionin e kaluar.
Juventus tashmë ka sjell përforcime të shumta përfshirë Vidalin, mesfushorin Andrea Pirlo dhe sulmuesin Mirko Vucinic, në mes tjerësh.
Vidal, i cili u dallua me paraqitjen e tij në turneun Trofeo TIM ku
Juventus u përball me Milanin dhe Interin
beson se ka parë mjaft për të bindur se Bianconerët mund të fitojmë Scudetton këtë sezon.
"
Juventus është i fortë si Inter dhe Milan", tha
Vidal për Gazzetta dello Sport. "Ne jemi konkurrent dhe mund të fitojmë
Serie A", u shpreh ai.
Milan e fillon sezonin si favorit për të mbrojtur
titullin ndërsa Inter,
Juventus dhe Napoli konsiderohen si rival kryesor të kuqezinjve. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2011,
ora 10:29