Juventusi fikson çmimin e Paulo Dybalas
Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Manchester City e kanë shprehur tanimë interesimin për yllin e Juventusit, Paulo Dybala, mirëpo klubi italian nuk do ta shqyrtojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.

Sipas Tuttosport, tre gjigantët evropianë tashmë kanë kontaktuar me Juventusin dhe i kanë bërë italianëve oferta për transferimin e Dybalas, mirëpo për momentin drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ kanë vendosur t’i injorojnë të gjitha.

Megjithatë, gazetat italiane raportojnë se Juventusi nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Dybalas, nëse për argjentinasin vjen ndonjë ofertë e mirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, kushti i vetëm që duhet ta plotësojnë Bayern Munichu, Manchester City apo PSG për ta transferua Dybalën është ta bëjnë një ofertë mbi 100 milionë euro.

Nëse ndonjëra nga këto klube bën një ofertë të tillë, Juventusi do ta kishte të vështirë ta mbante Dybalën në skuadër. /albeu.com/

Shtuar më 07/01/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori