Juventusi fillon negociatat me brazilianin Diego
Albeu.com
Ekipi italian Juventus ka dërguar një ofertë të freskët për yllin e Werder Bremenit, brazilianin Diego, me shpresë se do të mund ta sjellë atë në klub në afatin kalimtar të janarit.Klubi italian u përpoq të nënshkruajë me brazilianin edhe vitin e kaluar, por përpjekja ishte e pasuksesshme.

Sipas Tuttosport, babai i Diegos, Djair da Cunha, i cili është edhe agjent i tij, nesër do të duhet të takohet me Juventusin për të filluar negociatat në mes dy palëve.

Parashihet se bardhezinjtë do të duhet të ndajnë afro 15 milionë funte për të bindur Werderin të heqë dorë nga shërbimet e Diegos, edhe pse gjermanët kanë opsione të tjera në mesfushë.
Shtuar më 28/10/2008, ora 20:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori