Juventusi fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)
Juventusi ka përmbysur rezultatin ndaj Napolit prej 0:1 për të fituar në fund 3:1, që tani shkojnë në “San Paolo” me një rezultat shumë pozitiv.

Golat për Juventusin i shënuan Paulo Dybala (47’ e 69’) që të dyja nga penalltia si dhe Gonzalo Higuain 64’, i cili nuk festoi për golin ndaj ish skuadrës së tij. Golin e vetëm për Napolin e shënoi Jose Maria Callejon (36’).

Ndeshja kthyese gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 5 prill në “San Paolo”.
Shtuar më 28/02/2017, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori