Juventusi gati ti rinovojë kontratën yllit të skuadrës
Me ndryshimin e trajnerit, roli në skuadër për futbollistin e juventusit, Juan Cuadrado, ka ndryshuar. Nga mesfushorë krahu është kthyer në mbrojtës krahu, të cilin kolumbiani po e bën në mënyrën më të mirë.

E për këtë fakt, drejtuesit e Juventusit i kanë kërkuar Cuadrados që të rinovojë kontratën me klubin e cila përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

Nga kontrata re, Cuadrado do të përfitojë, 4 milion euro në sezon plus shpërblimeve në bazë të paraqitjeve.
Shtuar më 09/10/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori