Juventusi “gjunjëzon” Milanin (VIDEO)
Juventusi ka shënuar fitore prej 2-0 në derbin kundër kampionit në fuqi të Serie A, Milan, në një takim të cilin e diktuan nga fillimi deri në fund lojtarët me fanellat bardhezi.


Zonja e vjetër u tregua më e rrezikshme gjatë pjesës së parë pasi kishte disa raste të mira shënimi të cilat nuk arriti ti konkretizojë dhe pjesa e parë u mbyllë me rezultatin më të padëshirueshëm 0:0.


Edhe pjesa e dytë ishte e zhvilluar në të shumtën e kohës në mesin e fushës edhe pse pati disa raste të volitshme nga të dyja palët rrjetat mbetën të pa prekura deri në minutën e 87' kur në skenë doli futbollisti Marchisio i cili shënoi gol për epërsin e Juves.


<center>Komente të zgjedhura rreth ndeshjes në rrjetet socialecenter>


<center>Pas plevitosjes së mbrëmshe të Interit, sonte u skuq edhe Milani! (Anonimi)

Zysha tregon huqet e veta... Juventusi me fitoren kunder Milanit, tregon potencialin e vet dhe profesionalizmin e te qenurit zonja e vjeter (Marinela Vukaj)

Po Milanin rrafi o vlla, se s'ka rraf naj ekip të mirë (Rezart Piperku)

Tamam cudi, kishte nje shekull qe s'fitonte, bravo (Amarildo Rildo)

Milani eshte ekip i Champions League, nuk merret me gjera te vogla (Kristaq Puraveli)
center>


Marchisio shënoi edhe golin e dytë në minutën e fundit të takimit pët ti siguruar tre pikë të reja vendasve. Në minutën e 89' Boateng i Milanit u ndëshkua me karton të kuq.



Me tre pikët e reja, Juventusi rikthen kreun e tabelës në Kampionatin italian, me pikë të barabarta me Udinesen. /albeu.com/



Shikoni golat:

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=7xMGZiUePFfC80RT" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />
Shtuar më 02/10/2011, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori