Juventusi i arratiset Napolit në tabelën e klasifikimit (VIDEO)

Juventusi mori një fitore të rëndësishme sot ndaj Sampdorias në "Allianz Stadium" me shifrat e përgjithshme 3-0, ndeshje e vlefshme për javën e 32 të Serie A.

Ai që zhbllokoi ndeshjen ishte sulmuesi kroat, Mario Mandzukic në minutën e fundit të pjesës së parë.

Goli i dytë u shënua nga mbrojtësi gjerman i ardhur nga Schalke 04, Benedikt Howedes në minutën e 60'-të.

I treti shënohet nga këmbët e një tjetër gjermani, Sami Khedira në minutën e 75'-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitorej Juventusi renditet në vendin e parë me 84 pikë, ndërsa Sampdoria në vendin e 9 me 48 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori