Juventusi i "fiksuar" pas Donnarummas, ofron para dhe lojtar
Edhe pas rinovimit me Wojciech Szczesnyn, te Juventusi nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit të Gianluigi Donnarummas.

E ardhmja e Donnarummas është kthyer në temë kryesore te Milani. Italianit i skadon kontrata me Rosonerët në vitin 2021 dhe Milanit i duhet të tentojë rinovimin ose ta shesë atë këtë verë.

Skuadra që ka shfaqur më së shumti interesim për Donnarumman është Chelsea. Blutë janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për italianin, shifër kjo e pranueshme për Milanin.

Mirëpo SportMediaset, raporton se në garë është përfshirë edhe Juventusi dhe se Zonja e Vjetër ka përgatitur një ofertë për ta rrëmbyer Donnarumman para Chelsea.

Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Federico Bernardeschit dhe një shumë parash në këmbim të Donnarummas.

Milani ka shfaqur më herët interesim për Bernadeschin dhe mbetet ta shohim se a do ta pranojnë ofertën e Juventusit. /
Shtuar më 09/04/2020, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori