Juventusi i "gjymtuar" në mbrojtje për sfidën ndaj Napolit
Një "mallkim" pa fund, një sirenë alarmi në pritje të së dielës mbrëma, kur Juventusi do të luajë në “San Paolo” kundër Napolit.

Mbrojtja bardhezi vazhdon që të humbasë pjesë të rëndësishme, ku pas qendërmbrojtësve Chiellini dhe Demiral, është radha e anësorëve.

Me De Shiljon që vazhdon të jetë në infermieri, dje në duelin e Kupës së Italisë është dëmtuar edhe Danilo.

Braziliani la fushën e lojës në minutën e 41-të, pasi duket se pësoi një tërheqje.

Danilo ia la vendin Juan Cuadrados, i cili ishte grumbulluar për Romën, ndonëse me temperaturë, ndërkohë që edhe Alex Sandro, i cili luajti nga minuta e parë, ka shtrënguar dhëmbët si rrjedhojë e një kaviljeje të fryrë.

Prandaj, për sfidën ndaj Napolit, trajneri Sarri do të ketë probleme në mbrojtje.
Shtuar më 23/01/2020, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori