Juventusi i vendosur për Icardin, ofron dy lojtarë
Juventusi është duke bërë maksimumin për të siguruar shërbimet e Mauro Icardit.

Paris Saint Germain janë gati të blejnë kartonin e Mauro Icardi, në mënyrë që të sigurojnë një shkëmbim të madh me Juventus.

Parisienët kanë mundësi ta sigurojnë kartonin e lojtarit për 70 milionë euro, dhe këtë pritet ta bëjnë, në mënyrë që pastaj të operojnë me kartonin e tij.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Leonardo, drejtori sportiv i PSG, planifikon të ulet për bisedime me Juventus, për të gjetur ndonjë zgjidhje.

Juve pritet të ofrojë Alex Sandro dhe Miralem Pjanic, për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

Mbetet të shihet nëse një shkëmbim i tillë do të finalizohet gjatë merkatos së verës.
Shtuar më 20/04/2020, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori