Juventusi i vendosur për rikthimin e Pogba, ofron Ramsey ose Rabiot
Juventusi po vendos të gjithe mekanizmat e mundshëm për të rikthyer në Torino, Poul Pogba.

Bardheznjtë janë të gatshëm të ofrojnë Ramsey ose Rabiot si pjesë të marrëveshjes.

Paul Pogba është përfolur vazhdimisht që nga vera e kaluar për një largim nga Old Trafford. Këto spekulime janë intensifikuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit, shkaku i vështirësive nëpër të cilat po kaloin Manchester Unitedi në Premierligë.

26-vjeçari e ka pasur edhe vetë një periudhë mjaft të vështirë këtë sezon, pasi që një lëndim i kyçit të këmbës e ka mbajtur atë jashtë skuadrës për shumicën e sezonit.

Gazetat italiane raportojnë se Pogba dëshiron të kthehet në Juventus gjatë kësaj verë, katër vjet e gjysmë pasi u largua nga Allianz për t’u kthyer në Manchester United, ku kishte luajtur edhe sa kishte qenë i ri.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, së fundi e dha një intervistë për Sport Mediaset ku tha se Italia është shtëpia e dytë e Pogbas. Gazetat italiane besojnë se kjo deklaratë nuk është e rastësishme dhe se Raiola është duke u bërë gati për ta transferuar Pogban në Serie A këtë verë.

Masbchester Unitedi i kërkon 150 milionë euro për mesfushorin francez, megjithatë Juventusi do të tentojë ta ulë këtë cmim duke e përfshirë në marrëveshje edhe Rabiotin ose Ramseyn.
Shtuar më 15/02/2020, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori