Mbrojtësi i
Barcelonës, Samuel Umtiti, është subjekt interesimi i skuadrës së Juventusit.
Mundo Deportivo raporton se
Juventus janë të interesuar për
mbrojtësin francez të
Barcelonës.
Kampionët e Serie A po e shohin 27 vjeçarin si një opsion të mundshëm zëvendësimi për Giorgio Chiellinin, që është pranë përfundimit të karrierës.
Juventus gjithashtu janë vënë pas Sokratis Papastathopoulos, Nikola Milenkovic dhe David Alaba, nëse dështojnë të transferojnë Umtitin.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 10:24