Juventusi këmngul për Pogba, lojtari pëlqen bardhezinjtë
foto ilustruese
Paul Pogba dhe Juventusi janë më afër se kurrë. Lojtari ka dëshirë të luajë për Juventusin dhe kjo u duk dje kur lojtari nga Japonia postoi një foto me bluzën e Juves në InstaStory, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i thjeshtë. Pogba fiton 15 milionë euro neto në sezonin në Angli dhe nuk duket i gatshëm të heqë dorë lehtë.

Gjithashtu, bëhet e ditur nga Gazetari i njohur italian Gianlcua Di Marzio se drejtori sportiv i Juves Fabio Paratici tashmë është takaur me drejtuesit e Manchester United dhe se bisedimet kanë avancuar. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori