Juventusi largon Pirlon nga stoli? Del emri i njohur në skenë
Juve po humb durimin, Pirlo është gati të pushohet nga puna.

Juventus e nisi keq sezonin e ri, kështu që mediet italiane raportojnë se pozicioni i trajnerit Andrea Pirlo është lëkundur.

Bianconerët" gjatë verës ndërprenë bashkëpunimin me Maurizio Sarrin, dhe në vend të tillë sollën ish mesfushorin e tyre, Andrea Pirlon.

Me Pirlon në stol, në ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar dy barazime kundër Crotone dhe Verona, ndërsa në Ligën e Kampionëve u mundën nga Barcelona

Këto rezultate kanë ndezur alarmet në Torino, kështu që presidenti Andrea Agnelli po konsideron largimin e Pirlos, gjithnjë sipas medieve italiane, përcjell lajmi net.

Pirlo ka qenë zgjedhja e Agnellit, kështu që tani për tani nuk ka ndonjë ultimatum për trajnerin e ri, por është e qartë se ai do të duhet të përmirësojë lojën dhe rezultatet.

Nëse kjo nuk ndodh shpejt, Pirlo do të pushohet nga puna, dhe kandidati më serioz për të qenë pasardhës i tij, është trajneri aktual i Italisë, Roberto Mancini.
Shtuar më 30/10/2020, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori