Juventusi me 9 mungesa ndaj Cagliarit, do të debutojë sulmuesi shqiptar
Lojtari shqiptar, Giacomo Vrioni është thirrur përsëri nga Maurizio Sarri për ndeshjen kundër Cagliarit sonte.

Trajneri italian, Maurizio Sarri njiher si trajner që ju jep hapsirë futbollistëve të ri në moshë.

Sipas mediave italiane, sulmuesi shqiptar, Vrioni do të debutoj sonte në ekipin e parë.

Momentalisht Vrioni aktivizohet tek Juventus B, e cila nuk arriti të kualifikohej në Seria B, përshkak të ndeshjes të humbur në Playoff.

Juventus do të ndeshet me Cagliarin pa nëntë futbollistë: Chiellini, De Sciglio, Danilo, De Ligt, Khedira, Ramsey, Douglas Costa, Dybala dhe Rabiot
Shtuar më 29/07/2020, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori