Juventusi "mposht" Interin në garën për sulmuesin e Parmës
Mosarritja te Erling Haaland e ka tërbuar Juventusin. Sulmuesi norvegjez zgjodhi Borussia Dortmund, ndërsa bardhezinjtë nga Torino nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë siguruar shërbimet e një tjetër 19-vjeçari.

Calciomercato.com raporton se kampionët e Italisë kanë arritur akordin me Dejan Kulusevskin. 19-vjeçari suedez është në pronësi të Atalantës, por këtë sezon është huazuar te Parma. Deri tani ia ka dalë të shënojë 4 gola dhe numëron 7 asiste.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka vepruar shpejt, ka arritur akordin me lojtarin ofensiv dhe me klubin e Atalantës. Edhe Interi po tentonte marrëveshjen dhe ofronte 35 milionë euro për kartonin e lojtarit të talentuar, por Juventusi ka ofruar 35 milionë + 10 milionë në formë bonusesh.

Kulusevski do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon. Lojtari do mbyllë sezonin me Parmën dhe në verë do të transferohet nën urdhrat e Maurizio Sarrit.
Shtuar më 30/12/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori