Juventus ka mposhtur Bolognan në kuadër të javes së 19-të të Serie A.
"Bianconerët" ishin në kontroll të ndeshjes pothuajse tërë kohën, dhe nuk dhanë shanse për ndonjë befasi të mundshme.
Ishte braziliani, Arthur, i cili shënoi golin e tij të parë në fanellën "Bianconere" në
minutën (15’) pas një
asistimi nga Ronaldo.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juves.
Në pjesën e dytë, mysafirët tentuan të krijojnë diçka, por pa rezultat.
Weston McKennie realizoi gol në
minutën (71’) pas një
asistimi nga Cuadrado.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Juventusit.
Tani, Juve mban
pozitën e katërt me 36 pikë dhe një ndeshje më pak se rivalët për titull. Ndërsa, Bologna qëndron në
pozitën 13-të me 20 pikë total.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 14:34