Juventusi mposhti Real Madridin
Albeu.com
Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në kuadër të Ligës së Kampionëve, Juventusi mundi Real Madridin me rezultat 2:1.Edhe pse në kampionatin Italian Juventusi nuk shënon rezultatet e pritura, ata sonte zhvilluan një ndeshje të shkëlqyeshme dhe gjunjëzuan ekipin me më shumë trofe në këtë kompeticion Real Madridin. Juventusi kaloi në epërsi që në minutën e 5-të, kur Del Piero shënoi me goditje nga distanca, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Amauri rriti epërsinë në 2:0. Deri në fund mysafirët kërkonin të kthehn në lojë,por arritën vetëm të zbusin rezultatin në 2:1, me golin që shënoi Van Nisterloi në minutën e 66-të.

Group E

Manchester U. 3 0 Celtic
Villarreal 6 3 Aalborg

Group F
Bayern M. 3 0 Fiorentina
Steaua 3 5 Lyon

Group G
Porto 0 1 Dinamo K.
Fenerbahçe 2 5 Arsenal

Group H
Zenit 1 1 B.Borisov
Juventus 2 1 Real M.

Fitoren më të lartë e shënoi Vilareali, e cila mundi Alborgun 6:3, ndërsa .Mançester Unitedi dhe Bayerni i Munihut shënuan fitore identike 3:0 përballë Seltikut gjegjësisht Fiorentinës, ndërsë fitore në cilësi të mysafirit shënuan Lyoni, Arsenali dhe Dinamo Kievi. Lioni mundi Steuan 5:3, Arsenali ishte më i mirë se Fenerbahçe 5:2, ndërsa Dinamo fitoi 1:0 ndaj Portos.
(Faton Zylbehari, alsat)
Shtuar më 22/10/2008, ora 15:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori