Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve
Në prag të një mesjave të nxehtë me Monacon në portat e “Juventus Stadium” për aktin e parë të çerekfinales, sulmuesi bardhezi ndihet gati për sfidën europiane.

Juventusi mund të mundë çdo skuadër. E kemi treguar me fakte se nuk ka kundërshtarë të pakalueshëm për ne. Jemi shumë të vështirë për t’u mposhtur”.

“Mendonim se i kishim siguruar fitoret përpara se të hynim në fushë por tani kemi mësuar nga gabimet. Jemi më të qetë. Rivali jonë në Champions? Mendoj se Bayerni është ekipi më i rrezikshëm. Allegri ia ka transmetuar me sukses mesazhin e tij skuadrës por nuk dua të bëj krahasime mes tij dhe Contes. Trajneri na thotë përherë që duhet të jemi të qetë sepse goli do të vijë. Me të kam bërë një marrëveshje, kur të kem topin në këmbë mund të bëj çfarë të dua nëse arrij edhe të mbroj. Ai dhe shokët e skuadrës më japin shumë besim”.

Në fund, Tevez përqëndrohet te e ardhmja duke theksuar se Argjentina do të jetë destinacioni final.

Luaj në Europë prej vitesh dhe kam nevojë të rikthehem në shtëpinë time. Unë dhe e gjithë familja jemi tifozë të Boca Juniors dhe dëshiroj shumë të luaj edhe një herë me atë fanellë”.
Shtuar më 13/04/2015, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori