Juventusi ndalet nga Lecce, De Ligt nuk e justifikon besimin (VIDEO)

Me Cristiano Ronaldon në shtëpi, Juventusi nuk arrin dot të marrë pikë të plota përballë Lecces në shtëpinë e kësaj të fundit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan.

Pjesa e dytë nisi menjëherë vrullshëm për 'zonjën e vjetër' e cila arriti të zhbllokonte rezultati me një nga lojtarët më në formë sic është Poulo Dybala i cili ktheu në gol një penallti në minutën e 50'.

Po vrulli do të pritej shumë shpejt pasi mbrojtësi më i shtrejtë i Juventusit nuk po justifikon për asnjë moment besimin që i është dhënë nga klubi.

De Ligt devijon me dorë një top në zonë në minutën e 56' i cila për gjyqtarin ishte penallti.

Mancosu tregohet i saktë para portës për të barazuar ndeshjen.

Pas golit të barazimit miqtë nuk arritën dot të shënonin golin e dytë përballë Lecces e cila u mbrojt shumë mirë me të gjitha format. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori