Juventusi në ankth, nesër UEFA jep vendimin për Ronaldon
Të gjithë te Juventusi janë në ankth për Ronaldon. Kopjimi i gjestit të Diego Simeone nga Cristiano Ronaldo do të marrë vëmendjen e duhur të enjten.

Për këtë gjest të ngjashëm, trajneri i skuadrës spanjolle u gjobit me 20 mijë euro.

UEFA ka hapur hetim ndaj CR7 sepse me veprimin në fushë ka thyer rregullin 11, i cili i lejon gjykatësit të marrin një masë ndaj lojtarit, ndërsa rregulli 15 i shkelur nga portugezi do të thotë direkt dënim me skualifikim .

Në pikën të rregullit 15 specifikohet veprimi "provokim i tifozëve", që nënkupton një ndeshje pezullim, por atë që bëri Ronaldo e kanë cilësuar si "gjest të shëmtuar" dhe nuk merr masën e një dënimi eventual.

Shtuar më 20/03/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori