Juventusi në krizë?
Juventusi në krizë? Nëse analizohen statistikat nuk duhet të jetë kështu por realiteti flet ndryshe. Në një krahasim që mund të bëhet me skuadrën e 12 muajve më parë, bardhezinjtë kanë të njëjtat pikë në klasifikim pas 9 javëve të para. Gjithsesi, humbja në Genova ka shkaktuar nervozizëm në radhët e shoqërisë që për tre vjet ka komanduar kampionatin.

Nëse bëhet një krahasim me sezonin e shkuar, ndalesat për Juventusin ishin në dy fusha të vështira ndaj Interit dhe Fiorentinës, ndërsa këtë sezon janë Sassuolo dhe Genoa që kanë arritur të marrin pikë ndaj kampionëve.

Një tjetër peshë e madhe për moralin e skuadrës janë edhe disfatat në Champions League ndaj Atletico Madrid e Olympiacos, çka nxjerr në sipërfaqe një problem real larg "Juventus Stadium" skuadra e Allegrit nuk di të fitojë. Në total Juventusi ka shënuar 18 gola ndaj 22 të vitit të shkuar, një diferencë e vogël po që tregon qartë se reparti ofensiv e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira.

Diçka nuk shkon. Mungesë stimujsh? Gjendja fizike? Apo të dyja bashkë? Mund të jetë e vërtetë por pjesërish sepse loja e Juventusit është përmirësuar, madje si në Genoa ashtu edhe në Regio Emilia mund të kishte fituar dhe në këtë rast askush nuk mund të ankohej se kishte vjedhur pikë.

Disa prej liderve të kësaj skuadre si Vidal, Pirlo, Llorente apo Asamoah nuk janë në top-formë, por drejtuesit nuk mund të fshiohen pas gishtit sepse metodat stërvitore dhe filozofia e Allegrit ndryshon rrënjësisht nga ajo e Contes. Humbja e djeshme në "Marassi" e ka nxehur edhe më shumë ambjentin në "Vinovo" ku një pjesë e tifozëve kanë nisur të shfryjnë kundër trajnerit, të cilit i kërkohet të ribashkojë grupin sa më shpejt pasi kalendari është i pamëshirshëm dhe ndeshja e radhës është te dera.

Empoli dhe Olympiacos janë dy sfida që duhen fituar me çdo kusht dhe një tjetër hap fals mund të jetë vërtet shqetësuese për Massimiliano Allegrin. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori