Juventusi në krizë? Jo sipas Cuadrados! Kolumbiani paralajmëron Barcelonan
Juan Cuadrado dha një intervistë për mikrofonat e “Sky” dy ditë para Juventus-Barcelona.

Kolumbiani foli gjithashtu për barazimin e djeshëm ndaj Hellas Verona dhe premtoi angazhim maksimal për ndeshjen e Ligës së Kampionëve:

“Krahasuar me vitet e fundit, kjo nisje ka qenë pak e ngadaltë, por ne nuk kemi humbur akoma dhe mbaj mend një vit ku kemi filluar keq (2015/16) dhe pastaj kemi rikuperuar, duke marrë një rezultat të shkëlqyeshëm.

Ndeshja kundër Barcelonës do të jetë një ndeshje e mrekullueshme kundër një kundërshtari të madh, ne duhet të zbresim në fushë dhe të demonstrojmë forcën e Juventusit.

Do ta përgatisim ndeshjen me vendosmëri dhe dëshirë për të fituar. Përtej asaj që do të ndodhë, duhet të kujtojmë se ne jemi profesionistë, duhet të japim gjithçka deri në fund “.

Shtuar më 26/10/2020, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori