Juventusi një "përbindësh" në merkato, pas Interit i hap probleme edhe Tottenhamit
Juventusi duket se është skuadra që po bën ligjin në merkaton e kësja vere.

Bardhezinjtë kanë firmosur deri tani me dy mesfushorë me parametra zero, kanë në dorë De Ligtin dhe janë duke luajtur në disa pista.

Përveç pengesave që i nxjerr Interit, për Lukakun apo dhe Ikardin, torinezët tashmë fillojnë t’i prishin punë Totenhemit.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Juventusi i ka vënë syrin Zaniolos dhe është gati të japë Higuain për të arritur te mesfushori italian.

Totenhemi ofron 23 milionë euro dhe kartonin e mbrojtësit belg Alderveireld për Zaniolon. Nuk është vetëm Roma që refuzon këtë opsion, por është dhe Zaniolo që tundohet nga Juvja.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me italianin dhe merkaton e Juventusit gjatë korrikut dhe gushtit.
Shtuar më 08/07/2019, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori