Juventusi nuk dorëzohet për Alex
Juventusi ende nuk e ka ndërmend të dorëzohet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, Alex. Edhe pse disa ditë më parë dukej se Juventusi ishte dorëzuar për mbrojtësin Alex tashmë gjithçka flet ndryshe.

E përdishmja sportive italiane "Tuttosport" tregon se Juventusi dëshiron që të transferoj mbrojtësin Alex me çdo kusht pasi shihet shumë i rëndësishëm te Zonja e Vjetër.

Sidoqoftë, Alex ende bën pjesë në planet e trajnerit portugez Andres Villas-Boas pasi ai luajti në ndeshjen e fundit të klubit kundër Stoke Cityt. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2011, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori