Juventusi nuk heq dorë nga Pogba, ofron para dhe një lojtar
Juventusi ështu duke punuar seriozisht për të rikthyer në Toriono, Poul Pogba.

Francezi nuk po kalon momente të mira me skuadrën e Manchester United dhe largimi i tij nga ‘Old Trafford’ është pothuajse i pashmangshëm.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari sportiv italian, Nicolo Schira, ‘Zonja e Vjetër’ është gati të ofrojë Aaron Ramseyn dhe një shifër prej 45-50 milionë funteve për shërbimet e lojtarit, i cili duket se nuk do të ketë të ardhme nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer.

Marrë parasysh edhe krisjen e raporteve në mes të agjentit të francezit dhe klubit anglez, gjasat për një largim të mundshëm të 26-vjeçarit sa vijnë e shtohen.

Për United nuk do të konsiderohej humbje një largim i tillë, duke marrë parasysh edhe këmbimin që do të marrin.

Pogba ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale, dhe ish-kampionët anglez do të tentojnë të përfitojnë sa më shumë me shitjen e lojtarit këtë verë. Me Ramseyn në këmbim oferta do të mund të ishte lehtë e pranueshme, pasiqë uellsiani është njohje e vjetër për drejtuesit e Man Utd dhe për më tepër ishin të interesuar për të para se ky i fundit të kalonte në te Juventusi.

Ramsey nuk ka bindur këtë sezon me kampionin italian nën urdhërat e Maurizio Sarrit dhe rikthimi i tij për në Angli është më se i mirëpritur.
Shtuar më 20/02/2020, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori